Zgjerimi i BE, flet ambasadorja gjermane: Shqiptarë, ju duhen reforma bindëse

Shqipëria

Zgjerimi i BE, flet ambasadorja gjermane: Shqiptarë, ju duhen reforma bindëse

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Ambasadorja gjermane Susanne Schütz

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz është deklaruar sot lidhur me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e cila u prezantua dje nga Komisioni Europian dhe nuk ofroi asgjë re për Shqipërinë.

Schütz thekson se mbeten të nevojshme, reforma të tjera gjithpërfshirëse dhe bindëse.

"Përshëndes faktin, që Komisioni nënvizon rëndësinë, që ka për Evropën transformimi i mëtejshëm dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, - shprehet ambasadorja gjermane. -  Ky rajon, prej fundit të viteve '90-të, ka shënuar një progres të konsiderueshëm. Por të nevojshme vazhdojnë të mbeten reforma të tjera gjithëpërfshirëse dhe bindëse në sektorë qendrorë, sikurse është shteti ligjor, përfshirë këtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, apo liria e mediave, aftësia konkurruese, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi.

Çdonjëri prej vendeve matet për nga rezultatet e veta në këtë proces. Ndaj dëshiroj të inkurajoj partnerët tanë shqiptarë për të arritur progres të mëtejshëm dhe rezultate konkrete në të gjithë sektorët kyç, veçanërisht në reformën e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të mbështesin Ballkanin Perëndimor në reformat e tij për më shumë zhvillim ekonomiko-social, demokraci, stabilitet dhe mirëqenie. Një Ballkan Perëndimor i begatë e i qëndrueshëm në përputhje me kursin evropian është edhe në interes të Gjermanisë dhe Evropës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat