Linjë direkte fluturimi Tiranë-Tel Aviv, nis funksionimin në prill - Bota Sot
Linjë direkte fluturimi Tiranë-Tel Aviv, nis funksionimin në prill

Shqipëria

E hënë, 15 tetor 2018

Linjë direkte fluturimi Tiranë-Tel Aviv, nis funksionimin në prill

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 13:47
Lajmi u konfirmua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministri izraelit i Turizmit Yariv Levin, gjatë një takim në Izrael.

Një linjë e re direkte e fluturimit Tel Aviv-Tiranë do të nisë funksionimin më 13 prill të këtij viti, me frekuencë dy herë në javë.

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministri izraelit i Turizmit Yariv Levin, gjatë një takim në Izrael.

Ministri Levin vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit, po vijojnë të përforcohen edhe në dimensionin ekonomik.

“Është një miqësi e lindur në kohët e vështira të Luftës së Dytë, kur shqiptarët u bënë dera e mikpritjes së mijëra familjeve hebreje”-, tha ndër të tjera ministri Levin duke përcjellë vlerësimet dhe mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të tij. Kjo miqësi po zhvillohet në rrafshin ekonomik, vijoi ministri i Turizmit të Izraelit, duke shprehur interesin në rritjen e komunikimit të agjensive turistike mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit.

“Pritshmëria është”-, tha ministri Klosi,- “të disafishohet numri i turistëve izraelitë në Shqipëri, duke shkuar drejt 50 mijë vetë në vit”. Ministri Klosi shtoi se në destinacionet turistike të Shqipërisë, turistëve izraelitë do t’u ofrohet përveç të tjerave, edhe rrugëtimi historik i hebrenjve në Shqipëri, si vendi i rrallë në botë që numëron më shumë hebrenj në mbarim të Luftës së 2-të Botërore sesa në fillim të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test