Xhenierët e FSK-së montojnë urën metalike “Mabey Johnson” në Shqipëri

Shqipëria

Xhenierët e FSK-së montojnë urën metalike “Mabey Johnson” në Shqipëri

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:44
Xhenierët e FSK-së

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile “Mabey Johnson” në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.

Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës, dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës.

 Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohor.

 Mbështetja e xhenierëve të FSK-së, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po ashtu edhe nga prefektura e Korçës, janë në nivelin më të lartë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat