Policia jep detajet e operacionit në Elbasan, ja nga janë 5 të arrestuarit me eksplozivë dhe armë

Shqipëria

Policia jep detajet e operacionit në Elbasan, ja nga janë 5 të arrestuarit me eksplozivë dhe armë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:06
Policia shqiptare

Policia e Elbasanit ka dhënë detajet për operacionin që ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Elbasan të koduar si "Porosia". Pesë persona janë arrestuar, nga Pogradeci dhe Gramshi dhe një është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit:

Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec

Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec

Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec

Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec

Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh. 

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE

Nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Edmond Sula, tha para mediave se të arrestuarve iu kapën disa kallëpë eksplozivi.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “POROSIA”.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.

Ata janë: - Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec; - Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec; - Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec; - Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec; - Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat