Minatorët bllokojnë ambientet e jashtme të kuvendit shqiptar: Kërkojnë pensione dhe statusin

Shqipëria

Minatorët bllokojnë ambientet e jashtme të kuvendit shqiptar: Kërkojnë pensione dhe statusin

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Minatorët e qarkut të Korçës kanë dalë në protestë përpara parlamentit këtë të enjte teksa në kuvend maxhoranca dhe opozita përplasen për ekstradimin e Nezar Seitajt dhe votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB.

Minatorët kanë kërkuar që parlamenti të kalojë menjëherë ligjin për statusin e minatorit, teksa kanë deklaruar se pensionet e tyre janë qesharake dhe nuk reflektojnë aspak punën e vështirë që ata kryejnë.

Në qarkun e Korçës punojnë mbi 1 mijë minatorë dhe shumë prej tyre kanë ardhur deri në Tiranë këtë të enjte për të protestuar për të drejtat e tyre, dhe kushtet e punës. Protestuesit gjithashtu kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë iniciativën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat