Rama paralajmëron Bashën: E di si do shkojë kjo punë, këta do të rrahin ty dhe atje…

Shqipëria

Rama paralajmëron Bashën: E di si do shkojë kjo punë, këta do të rrahin ty dhe atje…

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, duke reaguar pas akuzave të kryedemokratit Basha, qofte per Jeruzalemin dhe pastaj per deklaratat me fermeret e Divjakes, ka parashikuar edhe atë që sipas tij është fundi që do të sjellë drejtësia e re.

“A ua thashë sapo, duan vetëm një vend ku të fshihen ti ikin ëndrrës së keqe që shohin me sy hapur dhe që i lë pa gjumë, ndaj nisem për diku dhe kthehen për diku tjetër. U nisën për Jeruzalem, Komisari ndaloi në Divjakë, 7 herë 7 baraz 42, nga Jeruzeli te karrota nga Palestina te prasi. Hajde guri se po na rrahin, një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim, ma dëgjo sot këtu para të gjithëve, unë e di si do shkojë kjo punë, e mbaje mend, në fund këta, do të rrahin ty, se do ju ngordhi gomari e do i bien samarit, 7 herë shtatë 42, një kile karrota, gjys pras dhe në fund ty do të nxjerrin këta në rrugë të madhe, pastaj atje si ta kesh fatin ti se nuk është rrugë pa fund, ka një stacion, është drejtësia e re, aty do shikojmë pastaj kush jeni ju, kush jemi ne”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat