FA vijon punën për heqjen e dherave dhe ujit në zonat e përmbytura

Shqipëria

FA vijon punën për heqjen e dherave dhe ujit në zonat e përmbytura

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 17:48
Pamje nga vendi ngjarjes

Efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë punën për largimin e dheut dhe ujit në qarkun e Gjirokastrës dhe në Darëzezë, të ardhur si pasoje e përmbytjeve nga moti i keq që përfshiu vendin gjatë fundjavës që shkoi. Ministrja Olta Xhaçka përmes faqes së saj në facebook, ka zgjedhur fotografitë për të pasqyruar punën që Forcat e Armatosura po bëjnë në zonën e Gjirokastrës dhe Darëzezës.

“Efektivët e FA vazhdojnë punën në Gjirokastër e Darëzezë për largimin e dheut dhe ujit. #FApranëQytetarëve”, shkruan Xhaçka”.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke folur për një media vizive është shprehur se, një rol të rëndësishëm në raste të tilla ka pushteti vendor. Sipas saj, është e rëndësishme të parandalohen situata të tilla, teksa shton se FA janë gjithnjë në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat