Flamur Noka: Valhutin merr rrogën nga BE, por i shërben Ramës - Bota Sot
Flamur Noka: Valhutin merr rrogën nga BE, por i shërben Ramës

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Flamur Noka: Valhutin merr rrogën nga BE, por i shërben Ramës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:37
Flamur Noka

Deputeti i PD, Flamur Noka e quajti një farëse të turpshme procesin e zgjedhjes se anëtarëve të KLP dhe KLGJ.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Flamur Noka tha se Rama mori drejtësinë.

Noka: Sot iu vu vula që drejtësia është e kapur dhe sot Shqipëria ka një oligark zyrtar, ai është Edi Rama. Ai kontrollon ekzekutivin, legjislativin, një pjesë të medias, kontrollon sot pas farsës së votimit të Prokurores dhe ditës së sotme i ështrë vënë vula që ai është edhe kryeprkuror dhe kreu i drejtësisë. Kjo çfarë ndodhi sot është një farëse e turpshme.

Zonja Vlahutin unë kam dyshim është punonjës e BE në Tiranë apo është punonjës e Tiranës zytare në BE.

Ilva Tare: E mendoni seriozisht këtë

Noka: E mendoj shumë seriozisht dhe me bindje të plotë

Ilva Tare: Do ta thonit nëse nuk do ishit në strukturat e PD?

Noka: Do ta thoja kudo që të isha, e ka demonstruar qartësisht

Ilva Tare: Çfarë do të thotë kjo se ajo është ambasadore e BE në Tiranë?

Noka: Shumë mirë, ajo rrogën e merr nga BE, por për të shërbyer i shërben Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test