Miratohet edhe pa votat e opozitës ngritja e KLP dhe KLGj - Emrat

Shqipëria

Miratohet edhe pa votat e opozitës ngritja e KLP dhe KLGj - Emrat

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Kuvendi i Shqipërisë

Edhe pa votat e opozitës Kuvendi miratoi sot listën për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Ky ishte votimi i tretë, që Parlamenti bëri për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi dy raundet e para dështuan pasi mazhoranca nuk grumbulloi dot 93 vota. 

Votimin e përshëndeti edhe ambasadori amerikan Donald Lu, i cili tha se Reforma në Drejtësi tashmë ka nisur  dhe politikanët janë të parët ata që i frikësohen me shumë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor

(Avokatët)

Fatmira Luli

Alban Toro

(Pedagogët)

Maksim Qoku

Erion Muharremaj

(Shoq. Civile)

Naurela Llagami

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

(Avokatët)

Tartar Bazaj

Nurihan Seiti(Metaj)

(Pedagogët)

Gent Ibrahimi

Sandër Beci

(Shoq. Civile)

Alfred Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat