Berisha rrëfen telefonatën tensionuese me Erdogan: I kam bërë të qartë - Bota Sot
Berisha rrëfen telefonatën tensionuese me Erdogan: I kam bërë të qartë

Shqipëria

E martë, 22 maj 2018

Berisha rrëfen telefonatën tensionuese me Erdogan: I kam bërë të qartë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 00:02
Sali Berisha dhe Erdogan

Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend duke dënuar votën kundër SHBA-së në OKB për çështjen e Izraelit, ka zbuluar për herë të parë telefonatën e bërë mes tij dhe Erdoganit në vitin 2012.

“Më 28 nëntor 2012 kam pasur telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë se unë nuk ndjek kurrë politikë tjetër përvec SHBA. I kam thënë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë”- tha Berisha.

Ai ka theksuar më tej se “kisha fjalim tim në OK, i kisha thënë direkt, ju ftoj ta tërheqim rezolutën se ka vetëm një qëllim përjashtimin e SHBA. Rezoluta që votuan bijtë e etërve në Stamboll kërkon përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme, u them shqiptarëve një gjë po të mos jenë SHBA Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është dhe ndoshta luftë botërore do të kishte.

Pas anëtarësimit në NATO kemi përcaktuar do votohet cdo rezolutë si SHBA-ja, po ju them prerë se nëse Trump sulmon Korenë e Veriut Shqipëria të jetë ndër vendet e para që e mbështet, fati i kësaj bote pa SHBA nuk ka asnjë të garantuar, ata nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Nëse nuk ta tha Donald Lu, të ka thënë Donald Trump”- tha Berisha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test