‘Pa minifunde, taka dhe streçe’/ Urdhri i parë i drejtorit të Policisë së Shtetit… - Bota Sot
‘Pa minifunde, taka dhe streçe’/ Urdhri i parë i drejtorit të Policisë së Shtetit…

Shqipëria

E martë, 21 gusht 2018

‘Pa minifunde, taka dhe streçe’/ Urdhri i parë i drejtorit të Policisë së Shtetit…

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Pak ditë pasi mori detyrën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka nxjerrë edhe urdhrin e tij të parë, ku i kërkon 13 mijë punonjësve të policisë të zbatojnë me rigorozitet orain e punës dhe kodin e veshjes.

Më datë 6 ai ka nxjerrë urdhrin e parë të tij për 13 mijë punonjësit që ka në varësi.

Urdhri ka të bëjë më paraqitjen e jashtme të forcave të policisë dhe zbatimit korrekt të orarit zyrtar të punës. Në urdhër thuhet se punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes për pamjen e tyre, të ruajnë nivelin e domosdoshëm të pastërstisë dhe të respektojnë kodin e veshjes.

Për ata që janë me uniform është detyrueshme të përdorin uniformën sipas rregullores.

Përdorimi i uniformës zyrtare të Policisë së Shtetit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e çdo drejtori policie, por problem mbetet pajisja e policëve me uniforma zyrtare.

Një pjesë e mirë e punonjësve të policisë nuk kanë uniforma dhe nuk dihet nëse bashkë me urdhrin, drejtori i ri i policisë do të zgjidhë dhe pajisjen e tyre me uniforma apo policët do detyrohen që ta sigurojnë vetë atë siç ka ndodhur rëndomë.

Në urdhër, Ardi Veliu përcakton edhe veshjet për punonjësit civilë apo për ato punonjës policie që nuk e kanë të detyrueshme veshjen e uniformës.

Për zbatimin e të gjithë këtyre kritereve shkruhet në urdhër ngarkohen të gjithë titullarët në nivel qendror dhe vendor.

Image

“Të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë. Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë. Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze.

Veshja për nënpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolde, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhinse në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test