Aksion i madh nga policia e prokuroria, 10 të arrestuar në Durrës për korrupsion me pronat

Shqipëria

Aksion i madh nga policia e prokuroria, 10 të arrestuar në Durrës për korrupsion me pronat

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë nisur një aksion të madh i cili deri më tani ka çuar në pranga 10 persona, të dyshuar si falsifikatorë të shumë pronave në zonën e Ishmit në Durrës dhe në Gjirin e Lalëzit.

Policia ende nuk ka bërë me dije identitetet e të arrestuarve por fjala është për një sasi titujsh pronësie të cilat janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe falë korrupsionit.

Skema e përdorura janë shumë të ngjashme me vjedhjen e kryera në zonën e Spillesë, ku u përfituan në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë tokë. Policia do të japë detaje përmes një konference për shtyp rreth orës 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat