Rama: HEC-et nuk ndërtohen, qeveritë s’janë të pagabueshme

Shqipëria

Rama: HEC-et nuk ndërtohen, qeveritë s’janë të pagabueshme

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:14
Edi Rama

Një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara, kështu e ka cilësuar në Facebook kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lejen mjedisore për ndërtimin e HEC-eve mbi Osum.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka shkruar në Facebook se individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anulohet.

“Qysh se u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anulohet”.

“Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë.Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur pa dashje mund të jenë duke gabuar.Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat