Ambientalistët europianë kundër aeroportit të Vlorës, i shkruajnë letër Edi Ramës

Shqipëria

Ambientalistët europianë kundër aeroportit të Vlorës, i shkruajnë letër Edi Ramës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Vendimi i Qeverisë Rama për të ndërtuar një aeroport të ri për qytetin e Vlorës, në bregun jugor të vendit ka shkaktuar kritika nga grupet e ekspertëve ekologjikë te huaj , të cilët shprehen se ky aeroport do të shkatërrojë një nga ligatinat më të mëdha të Evropës.

Aeroporti është parashikuar të ndërtohet në afërsi të Lagunës së Nartës, në zonën e quajtur Akërni, e cila ndodhet në brendësit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Në atë zonë rrjedh një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Lumi është një habitat për pelikanin e rrezikuar dalmat.

Fondacioni EuroNatur, thotë se aeroporti do të shkaktojë “dëm të pakthyeshëm” në këtë zonë të mbrojtur, raporton exit.al.

Gabriel Schëaderer, drejtori i EuroNatur, i ka dërguar një letër Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në të thuhet se “ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në këtë vendndodhje në një vend të ndjeshme do të shkaktojë dëm të pakthyeshëm në ekosistemin e Nartë-Vjosë dhe madje edhe në tërë bregdetin e Adriatikut”.

Ai gjithashtu i kërkoi qeverisë bërjen e një vlerësim të ndikimit në mjedis që të plotësojë standardet ndërkombëtare, i sigurt se në përfundim të VNM-së do të dalë se ndërtimi i aeroportit në atë zonë do të jetë “i papajtueshëm me ruajtjen e ekosistemit Narta-Vjosa”.

Kërkesa e ekspertëve të mjedisit ka pak gjasa të merret parasysh duke qenë se qeveria Rama ka miratuar tashmë në Kuvend, pa asnjë procedurë tenderimi dhe transparence, ligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin aeroportit ndërkombëtar në Vlorë.

Aeroportin do ta ndërtojë konsorciumi turk i përbërë nga tre kompani: Cengiz Construction, Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Ky konsorcium i bëri një propozim të pa kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës, propozim që u pranua menjëherë nga qeveria Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat