Bylykbashki i shuan entuziazmin Ramës: Anëtarët e KLGJ-së e KLP-së të paligjshëm. Ja arsyeja - Bota Sot
Bylykbashki i shuan entuziazmin Ramës: Anëtarët e KLGJ-së e KLP-së të paligjshëm. Ja arsyeja

Shqipëria

E shtunë, 26 maj 2018

Bylykbashki i shuan entuziazmin Ramës: Anëtarët e KLGJ-së e KLP-së të paligjshëm. Ja arsyeja

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:29
Oerd Bylykbashi

Kuvendi ka votuar mbrëmjen e djeshme anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, të cilët kanë marrë detyrën edhe pse nuk morën votat e duhura. Këta u zgjodhën pa konsensus politik dhe me votim të thjeshtë në parlament.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi pjesë e komisionit parlamentar për reformën deklaroi se sot se votimi është iu pavlefshëm dhe për pasojë të zgjedhurit janë në shkelje të Kushteturës.

“Mbrëmë nuk ka patur votim të vlefshëm sepse të mungoi kuorumi prej 94 deputetësh prezent në sallë. Opozita nuk mund të bëhej pjesë  e asaj farse antikushtetuese. Votimi ishte nul si proces, jo si rezultat”, shkruan ai.

Ja çfarë shkruan Oerd Bylykbashki në Facebook:

Edi Rama futi dorën ne thes dhe kapi veten. Madje na tha se qenka kënaqur shume. Madje na besoka me shume tek shorti ku fut dorën dhe kap veten, sesa tek votimi i parlamentit. Helbete, dy kriminele komunizmi, dy te skualifikuar nga ONM ku njeri s’kualifikohet për plagjiature, një ortak zyre te gruas se kryebashkiakut‎ qe nuk ka eksperiencën e duhur, te tjerë qe nuk paguajnë taksa. Te kënaqesh për këtë lloj drejtësie dhe ketë lloj shorti duket perversitet. Po c’nuk ka ne këtë dynja!

Dhe një sqarim për Edi Ramën: mos u gëzo kot! Mbrëmë nuk ka patur votim te vlefshëm sepse te mungoi kuorumi prej 94 deputetesh prezentë ne salle. Opozita nuk mund te behej pjese e asaj farse antikushtetuese. Votimi ishte nul si proces, jo si rezultat. Ndaj nuk ka miratim automatik te listave te KLGj dhe KLP. Nese ata gardiste te kuq marrin detyren, emerimi i tyre është antikushtetues përveçse i paligjshëm. Ta bej këtë sqarim se unë e kam orën me te lire se makina jote apo e familjareve te tu dhe nuk e kam frikë Reformën në Drejtësi. Madje me zor po e pres një drejtësi që nuk e kap kryeministri bazuar në memo e memorandume, por të bazuar ne Kushtetutën e shkruar shqip! 

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test