Arta Marku mesazhe të forta nga Fieri: Hetime në sektorin e naftës dhe gazit

Shqipëria

Arta Marku mesazhe të forta nga Fieri: Hetime në sektorin e naftës dhe gazit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:01
Arta Marku

Prokurorja e Pergjithshme, Arta Marku ka kerkuar me force nga prokuroret ne Fier te referojnë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin.

Deklarata eshte bere sot gjate analizes se prokurorise Fier, ku Marku ka nenvizuar problematikat e ketij institucioni.

“Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht”- njofton Prokuroria e Pergjithshme.

Sipas saj, fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

“Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg” si dhe eshtë konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit”- theksohet me tej.

Marku ka vene theksin tek mosbashkëpunimi ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.

“Për t’i ndërgjegjesuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre.  Zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standarti ku ne pretendojmë të shkojmë”- ka thene ajo.

Sipas saj, ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë nga korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat