Pas refuzimit të Janit, ja kush është femra tjetër që kërkon të marrë mandatin e Halimit - Bota Sot
Pas refuzimit të Janit, ja kush është femra tjetër që kërkon të marrë mandatin e Halimit

Shqipëria

E diel, 25 shkurt 2018

Pas refuzimit të Janit, ja kush është femra tjetër që kërkon të marrë mandatin e Halimit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:18
Juvina Jani

Juvina Jani,  të cilës i takonte mandati i deputetes  në Qarkun e Beratit pas dorëheqjes së Eduard Halimit ka refuzuar të marrë këtë post  për arsye familjare.

Në një prononcim për “Panorama” Jani tha se duhet të përkushtohet më tepër  ndaj fëmijës së saj i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Por kush do ta marrë postin e deputetit në vendin e Halimit?

Në listë femra tjetër që ndodhet pas Janit është Monika Qosja. Edhe pse ajo ndodhet e shtata në listën e PD-së në këtë Qark, i takon mandati i deputetes pasi kjo forcë politike nuk zbatoi kuotën gjinore.

E kontaktuar nga “Panorama” Qosja është shprehur: Në qoftë se më takon mandati do ta mbaj dhe do të ndihesha e vlerësuar.

Juvina Jani ishte personi që i takonte mandati si deputete e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Eduart Halimit.

Juvina Jani u listua e 6 në qarkun e Beratit ku PD mori vetëm 1 deputet. Por demokratet nuk zbatuan detyrimin e kodit zgjedhor për të vendosur 1 zonjë në 3 pozicione në listë dhe për këtë arsye u gjobitën nga KQZ. Sipas kodit zgjedhor në një qark ku në forcë politike ka gjobë, deputetët meshkuj zëvendësohen me femrat.

Jani aktualisht mban postin e drejtueses së departamentit të punësimit dhe çështjeve sociale në PD në Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test