Në Himarë shihen njerëz me kallash të ardhur nga Athina

Shqipëria

Në Himarë shihen njerëz me kallash të ardhur nga Athina

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:41
Njerëz me armë

Janë parë në Himarë njerëz të ardhur nga Athinë me armë automatike që lëvizin nëpër kodrat e qytetit. Njeriu që shihet me kallash quhet Pereklis Goros, jeton në Athinë dhe është anëtarë i organizatës Autonimia greke e Himarës. Në murin e një shtëpie Perikli Goro ka shkruar: “Veriu i Epirit është i Greqisë”.

Perekliu shihet në një foto edhe me ushtarë greke. Nuk dihet se përse policia nuk reagon ndaj njerëzve të tillë që lëvizin lirshëm nëpër Himarë duke provokuar shqiptarët.

Kohët e fundit pas deklaratës së presidentit grek Pavlopulos me tone kërcënuese ndaj Shqipërisë janë shtuar aktivitetet e organizatave ekstremiste greke që promovojë aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Image

 

Janë paralajmëruar tubime dhe paradë shtetërore në Athinë të ngjashme si ato për emrin Maqedonia, por këtë herë me parrullën AUTONOMI GREKE NË JUGUN E SHQIPËRISË. Nukd dihet se me këto aktivitete provokuese me fqinjët e saj ku do të dalë Greqia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat