Ish-deputeti dëshmon në gjyqin e Frrokut: I kam shitur një apartament, por… - Bota Sot
Ish-deputeti dëshmon në gjyqin e Frrokut: I kam shitur një apartament, por…

Shqipëria

E shtunë, 26 maj 2018

Ish-deputeti dëshmon në gjyqin e Frrokut: I kam shitur një apartament, por…

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:03
Shkëlqim Selami

Ish-deputeti i LSI-së dhe më pas i PS-së, Shkëlqim Selami, ka qenë dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet ndaj Mark Frrokut te Krimet e Rënda.

Bëhet fjalë për pasurinë e Frrokut, e cila është objekt i procesit gjyqësor, pasi ka dyshime se është vendosur me veprimtari kriminale.  Selami nuk qëndroi shumë në sallën e gjyqit, pasi kërkoi më shumë kohë të përgatiste dëshminë e tij. Ai foli vetëm për një apartament në Vlorë, të cilin ia kishte shitur Mark Frrokut, por nuk i kishte marrë të gjitha paratë mbrapsht prej tij.

Megjithatë, Selami tha se Frrokun e kishte mik dhe ia ka dhënë apartamentin me mirëbesim. “Mark Frrokun e kam mik dhe i kam shitur një apartament në Vlorë. Ia kam dhënë me mirëbesim dhe nga ai kam marrë vetëm 30 mijë euro. Pjesën tjetër, ende s’ma ka dhënë.

Megjithatë, unë kërkoj më shumë kohë që të përgatisë dëshminë time përpara kësaj gjykate”, tha Shkëlqim Selami. Ish-deputeti Frroku gjendet në burg, i dënuar për fshehje të të ardhurave, ndërkohë që ishte edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai u akuzua edhe për vrasjen e ndodhur në Belgjikë, por nuk u provua kurrë si akuzë. Disa ditë më parë, ai përfitoi edhe një zbritje dënimi prej 1 viti e 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test