Në radhë pas Halimit, flet kandidatja për deputete: Nuk do ta marr mandatin…. - Bota Sot
Në radhë pas Halimit, flet kandidatja për deputete: Nuk do ta marr mandatin….

Shqipëria

E diel, 19 gusht 2018

Në radhë pas Halimit, flet kandidatja për deputete: Nuk do ta marr mandatin….

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:35
Juvina Jani

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit të qarkut të Beratit Eduard Halimi, Juvina Jani ishte personi që sipas rregullit i takonte mandati i deputetes. Por me sa duket ashtu siç bënë të ditura më herë burime të sigurta brenda PD-së, këtë mandat do ta marrë një burrë. Kjo pasi psikologia Jani ka deklaruar se nuk do e marrë mandatin e deputetes. Në një prononcim për “BalkanWeb”, Jani tha se ka djalin e mitur me probleme shëndetësore dhe nuk mund të jetë në shërbim të elektoratit. “Nuk do ta marr sepse unë kam djalin që është i sëmurë, i diagnostikuar që nga lindja me një problem shëndetësor dhe do bëjë një ndërhyrje tek të dyja këmbët. Ndaj më duhet të largohem jashtë shtetit me të. Nuk mund të gënjeja elektoratin që të merrja mandatin dhe të mos isha prezent”, tha Jani për “BalkanWeb”.

Mësohet se pas lënies së mandatit, Basha ka thirrur zonjën Jani. Psikologia Juvina Jani është e renditur e 6-ta në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit dhe nëse zbatohet ligji dhe kodi vendi i Halimit është i saji por me sa duket zonja Jani nuk ka pranuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test