Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, ulen sërish temperaturat

Shqipëria

Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, ulen sërish temperaturat

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë një mot i paqendrueshëm, me reshje shiu dhe bore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.

Ndërsa dita e dielë do ketë më pak reshje shiu e bore.

Meteoalbit bën me dije se e gjithë dita e sotme dot ë jetë me reshje shiu, ndërsa e diela mbetet me vranësira, por reshjet do të jenë kryesisht në jug dhe në zonat lindore.

Temperaturat do të ulen me 2- 3°C mesditën e sotme, ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga -3°C në 12 – 13°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat