“Ministrat kanë video të orgjive dhe erotizmave të filmuar nga Balili, ja çfarë bëri Edi Rama”

Shqipëria

“Ministrat kanë video të orgjive dhe erotizmave të filmuar nga Balili, ja çfarë bëri Edi Rama”

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:46

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se konfiskimi i pasurive të atij që quhet “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili është ndaluar dhe personi i vetëm që e ka kryer është kreu i ekzekutivit Edi Rama.

Berisha shkruan se nga frika se Klement Balili do zbulonte videot e Ramës dhe të ministrave të tij, ai i ka dhënë “një dorë” të kërkuarit ndërkombëtar për drogë.

Reagimi i Berishës

Kryegjykatesi dhe kryeprokurori Rama hoqi konfiskimin e pasurive te Eskobarit per shkak te videos se orgjive te tij!

Te dashur miq, ne serine e vendimeve te tij gjyqesore, Edvin Kristaq Rama, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i narkoshtetit e tij urdheroi heqjen e sekuestros te vendosur me pare mbi pasurite e droges se Eskobarit te Ballkanit, Klement Balili.

Kete vendim Rama e mori pasi Balili i dorezoi Rames nje kopje te tij dhe ministrave te tij aktual te orgjive dhe erotizmave te shfrenuara te filmuara ne mjediset dhe dhomat e te famshmes Santa Quaranta.

Ky akt vjen ne serine e vendimeve te tij te bllokimit te arrestimit te Tahirit, lirimit te Sotos qe transportonte miliona euro se bashku me Saimir Trafikun ne Elbasan, rikthimin e pasaportes se Tahirit, ekstradimin e financierit te bandes se Habilajve qe kishte shprehur gadishmeri te bashkepunonte me prokurorine si deshmitar i mbrojtur i drejtesise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Rames dhe ju bej thirrje qytetareve te pregatitemi per revolten me te fuqishme qytetare per permbysjen e narkoshtetit ne Shqiperi. sb

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat