Duma në Bathore, denoncon përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike

Shqipëria

Duma në Bathore, denoncon përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:36
Grida Duma

Banorët e zonës së Bathores në Tiranë kanë denoncuar përjashtimin nga skema sociale.

Në një komunikim me deputetët e Partisë Demokratike, dhe kryetarin e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ata tërheqin vëmendjen për listën e gjatë të ushqimeve të papaguara por dhe për nivelin e lartë të papunësisë.

Përveç  ndërprerjes së asistencës, banorët shprehin shqetësim dhe për kushtet në banesa apo dhe për mungesën e ilaçeve.

Sipas deputetes Duma, fajtori i vetëm për këtë gjendje të mjerueshme të banorëve janë reformat e dështuara të qeverisë aktuale.

Grida Duma: Kjo është reforma e famshme e ndihmës ekonomike. Merrte 12 mijë lekë, sot nuk merr asnjë lekë dhe jeton me borxhe"

Ndaj Duma shtoi se opozita do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme, duke premtuar dhe një program për rritjen e ekonomisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat