Anija ushtarake amerikane ‘Ross’, zbarkon në Vlorë

Shqipëria

Anija ushtarake amerikane ‘Ross’, zbarkon në Vlorë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Ross

Anija e flotës ushtarake amerikane, “Ross” ka mbërritur në Gjirin e Vlorës në kuadër të një nisme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe përkushtimin e të dy vendeve për stabilitetin në rajon.

Anija do të qëndrojë tre ditë për një program të bashkëpunimit ushtarak dypalësh.

Në ceremoninë e mbërritjes ishin të pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadori amerikan Donald Lu, si dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare, shkruan Top Channel.

Anija “Ross” ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, ku më i fundit i tyre në Siri.

Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat