E papritur, Adriatik Llalla tërhiqet edhe si gjyqtar i ...

Shqipëria

E papritur, Adriatik Llalla tërhiqet edhe si gjyqtar i ...

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 00:27
Adriatik Llalla

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut.

Mësohet se përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla ka njoftuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, ndërsa nuk janë të qarta motivet e këtij vendimi.

Me këtë dorëheqje, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit.

Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut.

Ndaj tij ka nisur një proces verifikimi që në kohën që drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat