Rrogat e pedagogëve, reagon Mynyr Koni: Jam i shqetësuar, trysni ndaj stafit akademik

Shqipëria

Rrogat e pedagogëve, reagon Mynyr Koni: Jam i shqetësuar, trysni ndaj stafit akademik

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 00:41
Mynyr Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, është shprehur shumë i shqetësuar për vonesat e rrogave për pedagogët, duke theksuar se ky veprim ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik.

“Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit”, thotë Koni, në deklaratën e tij në “Facebook”.

Reagim i Mynyr Konit

“Të nderuar kolegë dhe punonjës të Universitetit të Tiranës! Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit. Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik. Në këto kushte, Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marë pagat. Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet prej një periudhe afro 8-mujore ku një pjesë e stafit të Rektoratit të UT nuk kanë marë pagat. Në emër të gjithë punonjësve të UT, i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”, thuhet në reagimin e Konit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat