Vota kundër SHBA në OKB/ Edi Rama merr një falenderim nga Palestina…

Shqipëria

Vota kundër SHBA në OKB/ Edi Rama merr një falenderim nga Palestina…

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 10:25
Trump dhe Rama

Kuvendi i Shqipërisë të enjten gjatë seancës plenare rrëzoi një rezolutë të paraqitur nga Partia Demokratike, përmes të cilës i kërkohej qeverisë Rama të rishikonte votën e saj në OKB në 21 dhjetor.

Shqipëria u rendit në vendet pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, e cila kundërshton shpalljen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Votimi në OKB për rezolutën erdhi pasi më 6 dhjetor Presidenti Donald Trump firmosi dekretin për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Vota pro rezolutës së paraqitur nga Turqia shkaktoi një seri debatesh në Tiranë, ndërsa Qeveria e argumentoi këtë qëndrim në unison me atë të Bashkimit Europian.

Në anën tjetër BE nuk kishte asnjë qëndrim të unifikuar, pasi në votim disa prej shteteve anëtare abstenuan ose nuk morën pjesë në votim.

Votimi në OKB u shoqërua gjithashtu me një qëndrim të fortë të Presidentit të SHBA-ve, i cili paralajmëroi se asnjë dollar amerikan nuk do të shkojë në drejtim të këtyre shteteve.

Por pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët socialistë rrëzuan propozimin e opozitës për të riparë votën, kundrejt rregullave të OKB-së, duket se Kryeministri Edi Rama ka marrë një falenderim.

Ka qenë ambasadori i Palestinës në Tiranë  Yasser Al-Najjar që përshëndeti vendimin e Qeverisë Shqiptare, ndërsa shtoi se ky qëndrim nuk e ben Shqipërinë nje vend antiamerikan.

“Miqtë nuk bihen dakord, aleatet nuk bihen dakord. Them aleatë brenda BE, brenda NATO-s, në botën arabe, janë dakord për shumë gjëra, por nuk jane dakord dhe për gjera të tjera.

Nuk është votë kundra. Kur votohet kundër nje rezolute të sjellë nga Shtetet e Bashkuara apo nga çdo shtet tjetër, nuk do te thotë qe nuk doni marrëdhënie me ate vend, apo nuk jeni më aleate.

Amerikanët e kuptojnë këtë gjë shumë mirë dhe shpresoj që shumica e liderëve politikë shqiptare ta kuptojnë këtë gjë.

Duhet të shikojmë përpara. Çështja e Jerusalemit është një çështje madhore për Palestinën, myslimanët, arabët dhe për të gjithë botën, por marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë janë shumë të forta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Jerusalemin”,- tha diplomati palestinez përmes një deklarate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat