Rrëzimi i avionit rus, Bushati mesazh ngushëllimi

Shqipëria

Rrëzimi i avionit rus, Bushati mesazh ngushëllimi

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Ditmir Bushati

Rrëzimi i një avioni rus në periferi të Moskës mesditën e së dielës ka shkaktuar vdekjen e 71 personave në bord.

Përmes rrjetit social “Twitter”, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave të këtij aksidenti.

“I shokuar për lajmin e përplasjes së avionit në periferi të Moskës. Ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave të këtij aksidenti”, shkruan ministri Ditmir Bushati në “Twitter”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat