Studentët shqiptarë interes për gjuhën koreano-jugore - Bota Sot
Studentët shqiptarë interes për gjuhën koreano-jugore

Shqipëria

E shtunë, 23 qershor 2018

Studentët shqiptarë interes për gjuhën koreano-jugore

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:42
Studentet

Jo vetëm anglisht, gjermanisht apo frëngjisht, tashmë në vendin tonë të rinjtë kanë interes për të mësuar edhe gjuhën koreano-jugore. Studentët shqiptarë tregojnë për Klan Plus pse kanë zgjedhur të mësojnë këtë gjuhë.

“Që e vogël kam patur shumë interes për kulturën aziatike. Kur pashë që kishte shanse për të mësuar dhe gjuhën, normalisht që u interesova, dhe nuk mund të hezitoja ta pranoja këtë rast”.

Por si ka nisur ideja e të rinjve për të ndjekur kulturat aziatike?

“Ideja është që normalisht interneti influencon për çdo gjë që bëhët një trend, dhe kohët e fundit kultura koreane, të flasim faktet, është bërë trend. Rrjedhimisht nuk janë të paktë adoleshentët që dëgjojnë muzikë koreane, shohin filma koreanë, dhe i pëlqejnë shumë ata dhe normalisht që vjen dhe dëshira për të mësuar dhe gjuhën koreane”.

Mësuesi i gjuhës koreane në Tiranë, është 19-vjeçari  me emrin Taeyong. Ai tregon për Klan Plus se kur iu dha mundësia të vinte në Shqipëri, nuk e mendoi dy herë.

“Kam udhëtuar plot 8600 kilometra, vetëm që të vija në Shqipëri. M’u duk si një mundësi shumë e mirë, për të dhënë këtu mësim të gjuhës koreane, pasi gjithmonë kam dashur të ndaja njohuritë e gjuhës me shqiptarët. Deri tani, mendoj se ata janë shumë entuziastë të mësojnë sa më shumë jo vetëm për gjuhën, por dhe kulturën dhe traditat koreane. Janë studentët më të mirë që kam patur deri tani”.

Në këtë orë mësimi, studentët mësojnë jo vetëm si të flasin gjuhën koreane, por dhe shkëmbejnë kulturat. Studentët shqiptarë i mësojnë mësuesit korean mjaft gjëra interesante për vendin tonë, traditat, zakonet, dhe mjaft informacion mbi bukuritë natyrore që ofron Shqipëria.

Video

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test