Gjendet në fouristradë e zhytur në det, ja dyshimet

Shqipëria

Gjendet në fouristradë e zhytur në det, ja dyshimet

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:53
Makina në det

Një automjet tip fouristradë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Vlorës. Sipas raportimeve të para, automjeti “Jeep” me targa italiane BG643 GX është gjetur i zhytur në det në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës. Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie, ndërsa ende nuk është zbuluar arsyeja e braktisjes së mjetit.

Në dyshimet e para mendohet se automjeti është përdorur për të tërhequr ndonjë gomone, ndërsa nuk përjashtohet as pista e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat