"40 Sarandat në Sarandë", Presidenti Meta urim special për Pavarësinë e Kosovës

Shqipëria

"40 Sarandat në Sarandë", Presidenti Meta urim special për Pavarësinë e Kosovës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:45
40 Sarandat

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kreu i shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur të bëj një urim special.

Ai ka zgjedhur një foto të 40 vajzave që mbajnë një emër të veçantë, atë të qytetit të Sarandës, të cilat së bashku kanë ndërmarrë një udhëtim nga Kosova drejt qytetit bregdetar.

“Të dashur miq, ju përshëndes sot me fotot e 40 Sarandave në Sarandë, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Meta.

40 të rejat kanë tërhequr vëmendjen e medias për vetë faktin se ndoshta është hera e parë që kaq shumë persona me të njëjtin emër mblidhen bashkë dhe kryejnë një udhëtim historik drejt qytetit ‘që përfaqësojnë’.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat