Vasili: Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, po prokuroria ku është?

Shqipëria

Vasili: Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, po prokuroria ku është?

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:32
Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar për LSI-në, Petrit Vasili ka kritikuar sot organin e akuzës në vend se nuk ka reaguar për denoncimet që janë kryer për abuzime nga ana e ministrive.

Vasili i kërkon prokurorisë që të reagojë për skandalet që kanë ndodhur me dhënien e lejeve ndërtimore për hec-et në Osum, apo për shpërdorimin e 100 milionë lekëve për mbjelljen e palmave.

Të gjitha këto mosndëshkime nga ana e prokurorisë, Vasili i paralelizon me dënimet që marrin qytetarët e thjeshtë për energji apo dhe ujë të papaguar.

Reagimi

Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?

Kryeministri dhunon ligjin dhe i thote policisë flakni uniformat e beni vota për rilindjen. Pastaj kerkon falje. Prokuroria cfare ben???

Pedagoget nuk marrin rrogat se aktet nenligjore qeveria nuk i ben. Ministrja e arsimit kerkon falje. Prokuroria cfare ben???

Kryeministri megjithse i paralajmëruar jep leje për HEC ne Osum dhe dhunon ligjin. Pastaj kerkon falje. Prokuroria cfare ben???

Kryeministri shpërdoron qindra milion leke per palmat e thara ne autostrade. Pastaj kerkon falje. Prokuroria cfare ben???

Kryeministri kete drejtësi te ligë kerkon, qe per vete ti mbylle fajet e tij me nje falje.

Ndersa drejtesia tjeter per qytetaret qe i fut ne burg per pese leke energji elektrike te papaguar apo nje fature uji, apo per nje shkelje te rendomte rrugore. Kjo eshte drejtësia "e re" e thare si palmat ne autostrade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat