Basha: Ja se pse do të ngremë komision hetimor për Ramën dhe Tahirin

Shqipëria

Basha: Ja se pse do të ngremë komision hetimor për Ramën dhe Tahirin

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:28
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat ku sqaron arsyet pse opozita do të kërkojë një komision hetimor parlament për Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe të gjithë të përfshirët në mbjelljen e kanabisit dhe trafikut të drogës.

Fjala e Bashës

Kjo ka marrë mbështeten dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni e di se në dy vite kur shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshëm, Policia, ishin në dispozim zyrtar të informacionit ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.

Edi Rama e ka pasur këtë mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli, nga media, gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës.

Por qeveria dhe Edi Rama kanë vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën sepse droga është bërë me dijeninë, mbrojtjen dhe bekimin e kryeministrit dhe kjo është arsyeja pse Rama e ka shkelur rregulloren dhe s’ka lejuar arrestimin e Tahirit.

Ndërhyrja në rastin Habilaj do të jetë objekt i këtij hetimi parlamentar dhe masat që Rama ka marrë që përgjegjësit e këtij skandali të mos dalin në pah. Kanë blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky do të jetë objekti i këtij komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat