Vasili: Rama ia hedh me një falje, po prokuroria çfarë bën?

Shqipëria

Vasili: Rama ia hedh me një falje, po prokuroria çfarë bën?

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:53
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i kërkon Prokurorisë të hetojë “fajet” e kësaj qeverie.

Në një postim në Facebook, ai thotë se kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, por “prokuroria çfarë bën?”.

“Kryeministri këtë drejtësi të ligë kërkon,që për vete t’i mbyllë fajet e tij me një falje. Ndërsa drejtësia tjetër për qytetarët që i fut në burg për pesë lekë energji elektrike të papaguar apo një faturë uji, apo për një shkelje të rëndomtë rrugore. Kjo është drejtësia “e re” e tharë si palmat në autostradë”, shkruan Vasili, shkruan Top Channel.

Më poshtë postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?

Kryeministri dhunon ligjin dhe i thote policise flakni uniformat e beni vota per rilindjen.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???

Pedagoget nuk marrin rrogat se aktet nenligjore qeveria nuk i ben.Ministrja e arsimit kerkon falje.Prokuroria cfare ben???

Kryeministri megjithse i paralajmeruar jep leje per HEC ne Osum dhe dhunon ligjin.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???

Kryeministri shperdoron qindra milion leke per palmat e thara ne autostrade.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???

Kryeministri kete drejtesi te ligë kerkon,qe per vete ti mbylle fajet e tij me nje falje.

Ndersa drejtesia tjeter per qytetaret qe i fut ne burg per pese leke energji elektrike te papaguar apo nje fature uji,apo per nje shkelje te rendomte rrugore.

Kjo eshte drejtesia “e re” e thare si palmat ne autostrade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat