Donald Lu ka një mesazh për prokurorët dhe gjyqtarët që dorëhiqen: Kini frikë nga...

Shqipëria

Donald Lu ka një mesazh për prokurorët dhe gjyqtarët që dorëhiqen: Kini frikë nga...

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:16
Donald Lu

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”.

Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, duke komentuar dorëheqjet e gjyqtarëve apo prokurorëve para nënshtrimit të proccesit të vettingut.

Në një reagim për Neës 24, Ambasadori Lu shprehet se tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre.

“Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shtoi ai.

Reagimi i Lu erdhi dy ditë pasi ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dorëzoi Presidentit kërkesën për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit. Njëherësh, ai iu drejtua organeve të vettingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi.

Llalla drejtoi për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa mandati i tij përfundoi më 7 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat