Vlahutin flet për çështjen Tahiri: Jemi në pritje të…

Shqipëria

Vlahutin flet për çështjen Tahiri: Jemi në pritje të…

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Romana Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin e pranishme në sesioni i parë  të takimit të 12 të Komitetit për Stabilizim Asociim ka folur për çështjen Tahiri.

E pyetur si e komenton këtë ajo u shpreh se është në pritje sa më të shpejtë të rezultatit të  hetimeve.

“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet dhe rezultatet të bëhen publike sa më shpejt. Heqja e mandatit tw tij është përgjegjësi e Parlamentit. Kultivimi i kanabisit problem i hershëm, por ne i kemi kërkuar qeverisë që të luftojë drogën. Në 2017 pati ulje drastike të kultivimit të kanabisit ”, tha Vlahutin.

Saimir Tahiri ish-ministër i Brendshëm është nën hetim si i dyshuar në  përfshirjen e rrjetit të trafikimit të drogës nga vëllezërit Habilaj të cilët po gjykohen nga drejtësia italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat