“Rrokadë” në policinë e Shtetit, largime në nivel drejtuesish të lartë

Shqipëria

“Rrokadë” në policinë e Shtetit, largime në nivel drejtuesish të lartë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Policia e shtetit

Pjesë më e madhe e drejtuesve në Polici dhe shefave të komisariateve pritet të largohen nga detyra.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report TV se pritet që policët me karrierë të gjatë, të rikthehen në poste drejtuese. 

Ndryshimet parashikojnë krijimin e strukturës së re që do quhen “zona policore”, ku policët do trokasin në çdo familje.

Policia e Shtetit do të përfshihet nga një furtunë lëvizjesh jo vetëm në hirarkinë e drejtorëve por edhe në pjesën fundore përmes krijimit të strukurës së re njohur si “Zona Policore”.

Pritet të largohen pjesa më e madhe e drejtorëve në qarqe, por edhe shefat e komisariateve.

“Brenda kesaj jave policia e shtetit do te ristrukturohet ne te gjitha nivelet e saj”, - u shpreh Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një takim në Policinë e Vlorës. Gjithashtu burimet e sqarojnë se pritet që postet më të rëndësishme në Polici t'i jepen asaj që njihet si “Garda e Vjetër”.

Bëhet fjalë për oficerë policie me një karrierë të gjatë dhe eksperjenc, por që sot janë në pozicjone jo të rëndësishme. Deri më tani është konfirmuar largimi i Drejtorit të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe emërimi i tij  në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Nga ky pozicion pritet të largohet Rebani Jaupi, që për disa ditë ishte i komanduar edhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Gjithashtu ndryshimet pritet të prekin edhe Policinë e Tiranës, Fierit, Lezhës, Korcës dhe një sërë qarqesh të tjera. Do të jetë Ardi Veliu a ii cili do firmos largimin dhe emërimin e drejtuesve të rinj. Me ndryshimet që do pësojë Policia, pritet që gjithë Shqipëria të ndahet në ato që do quhen “zona policore”.

Pjesë e kësaj strutkure të re do të jetë inspektori i zonës, një polic nga patrulla e përgjithshme dhe një inspector krimesh. Të tre këta polic do të punojnë bashkë në zona të përcaktura që di quhen “zona policore”. Polici i zonës do të jetë i detyruar që të ketë kontakt me të gjithë qytetarët. Ai pritet që të shkojë në çdo shtëpi, të lërë numrin e kontaktit për çdo hall apo problem që kanë qytetarët.

Kjo do të bëhet që qytetarët kur të kenë konflikte, por edhe kur duan të japin informacion të kontaktojnë direkt policing e zonës së tyre. Ministria e Brendshme kërkon që me këtë “strukturë të re”, të mundësojë parandalimin e ngjarjeve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat