HEC-et në Osum, plasin debatet mes Ministrit e demokratit, Klosi: Pusho o injorant!s

Shqipëria

HEC-et në Osum, plasin debatet mes Ministrit e demokratit, Klosi: Pusho o injorant!s

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Ilustrim

Ka nisur me debate të ashpra dhe ofendime çështja e shumë debatuar e HEC-eve në lumin Osum.

Përplasja ka ndodhur në emisionin “opinion” të Blendi Fevziut, ku Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është konfliktuar verbalisht me Jamarbër Malltezin, kreun e Departamentit të Mjedisit në PD.

Malltezi e ka akuzuar Ministrin si një mashtrues teksa ky i fundit tha se leja për këto HEC-e është dhënë në kohën e qeverisjes së Berishës.

Klosi: Kjo leje u firmos vetëm 6 ditë para se të dorëzonin qeverinë në 2013.

Malltezi: Është kontrata dhe jo leja, mos tregoni injorancë. Mos gënje. Prano që po gënjen. Kërko falje publikisht.

Klosi: Nuk po gënjej, po kontrata është.

Klosi: Po kontrata e firmosur nga Florian Mimaj e firmosur në 6 shtator.

Malltezi: Atëherë kontrata është leje? Përsëri injorancë.

Klosi: Fillove ti ,ooo pusho tani. Në këtë rast je injorant komplet ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat