Nga çfarë ka hequr dorë Rama? - Të gjithëve iu ka munguar!

Shqipëria

Nga çfarë ka hequr dorë Rama? - Të gjithëve iu ka munguar!

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:34
Edi Rama

Prej më shumë se dy muajsh diçka mungon në llogarinë zyrtare të Edi Ramës në rrjetet sociale

Siç mund ta keni vënë re, kryeministri Rama ‘ka hequr dorë’ nda postimet që lidhen me datat historike, të cilat i postonte në një rubrikë të veçantë me emrin “Amarcord”. Edhe pse ndoshta nuk ishit të mirë në memorizimin e datave historike apo fotove që lidheshin me ngjarje dhe personazhe të ndryshëm prej kohësh ishit mësuar që shumë prej tyre ua kujtonte edhe kjo rubrikë e kryeministrit.

Çfarë të ketë ndodhur vallë?

“AMARCORD”  vjen nga dialekti i Emilia Romagnas që do të thotë “io mi ricordo”, pra unë mbaj mend, ose mua më kujtohet. Foto të rralla, kishash, vendesh, personazhesh, emrash me rëndësi për kombin shqiptar, a foto historike, janë shfaqur për të kujtuar përvjetore, ngjarje, për të përshëndetur artistë a data, por edhe për tu përgjigjur debateve të ditës, në një formë krejt tjetër, përmes nostalgjisë, ishte ajo që na tërhiqte vëmendjen në këtë rubrikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat