Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretet për lëvizjet e katër ambasadorëve.
Kjo gjë bëhet e ditur në faqen zyrtare të Presidencës, ku shpjegohen edhe lëvizjet e fundit të abasadorëve.
Nga detyra është larguar Filloreta Kodrën, e cila mbante pozicionin e ambasadores së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
Në vend të saj, është emëruar Ravesa Lleshi.
Venera Domi e cila do të zëvendësohet nga Ferit Hoxha në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Dekretet e Metës:
Filloreta Kodra, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Ravesa Lleshi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Venera Domi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Ferit Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.