Sali Berisha thirret të dëshmojë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit

Shqipëria

Sali Berisha thirret të dëshmojë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:28
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha është thirrur të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Berisha është thirrur të dëshmojë në gjyqin që mbahet kundër Emiljano Shullazit.

Përveç Berishës do të dëshmojnë edhe Ardian Çipa.

Pjesë e dëshmive do jete edhe shtetasja Marsida Musai, e cila është bashkëshortja e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ylvi Beqja.

Fillimisht emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh pak kohë më parë se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

Kanë qenë avokatët e Emiljano Shullazit të cilët kanë paraqitur kërkesën për të dëshmuar ish- kryeministri Berisha.

Berisha pritet të dëshmojë në seancën që do të mbahet ditën e martë.

Nuk dihet nëse ish- kryeministri do të tregohet i gatshëm për të dëshmuar, ndërsa kujtojmë që ai është thirrur për shumë çështje, por përherë nuk ka qenë i disponueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat