Ambasadorja e BE vlerëson punën e policisë: Operacione të suksesshme muajit e fundit

Shqipëria

Ambasadorja e BE vlerëson punën e policisë: Operacione të suksesshme muajit e fundit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:25
Vlahutin ka përgëzuar punën e policisë bërë muajit e fundit

Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e nisjes nga puna të programit PAMECA V, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, është ndalur tek lufta ndaj krimit të organizuar, duke deklaruar se ky është një fenomen që nuk njeh kufij dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë bashkë.

Në fjalën e saj, Vlahutin ka përgëzuar punën e policisë bërë muajit e fundit, duke thekuar se ky është vetëm fillim, pasi do të ketë të tjera goditje ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

"Gjithsesi, çelësi është vullneti politik dhe vendosmëria për t’u marrë me problemin pa asnjë kompromis. Dhe unë dua të falënderoj këtu me gjithë zemër z. Ministër Xhafaj dhe stafin e tij, për punën e tij serioze, të përkushtuar dhe partneritetin në këtë betejë.

Në 2017-n, ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. 

Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra, që duhet të godasin interesat kyçe të krimit", nënvizoi diplomatja e BE-së. 

Në fillim të këtij viti, policia e Shtetit ka ndërmarrë disa operacione për goditje e grupeve kriminale, si në Fier, Elbasan, Shkodër.

Po ashtu, ka pasur edhe disa raste, ku policia nuk ka ngelur vetëm tek arrestimet e këtyre personave, por u ka konfiskuar edhe pasuritë e tyre.

Në ceremoninë e zhvilluar, i pranishëm ka qenë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit si dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian që mbështesin projektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat