Refuzoi urdhrin e kryeprokurores Arta Marku, nis hetimi disiplinor për Dritan Ginën

Shqipëria

Refuzoi urdhrin e kryeprokurores Arta Marku, nis hetimi disiplinor për Dritan Ginën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:37
Dritan Gina

Për ish-prokurorin e Elbasanit, Dritan Gina do të zhvillohet një hetim disiplinor. Kjo për arsye se refuzoi urdhrin e kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Kjo e fundit urdhëroi kthimin e Ginës në Prokurorinë e Tiranës duke ndërprerë vazhdimin e komandimit në qytetin e Elbasanit. Hetimi disiplinor për Dritan Ginën do të përfundojë më 13 mars.

Një ditë pas shkarkimit nga kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku, një muaj më parë ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina ka bërë kallëzim penal për të.

Gina pretendon se kryeprokurorja Arta Marku ka shkelur ligjin me këtë vendim dhe e akuzon për “shpërdorim detyre”.

“Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të norma kushtetuese dhe ligjore. Shkelës së tyre nuk do t’i hyj në thellësi pasi i kam argumentuar në kallëzimin penal prej 15 faqesh që kam depozituar. Unë dua të theksoj se jam profesionalisht dhe si i tillë i nënshtrohem kushtetutës dhe ligjit. Unë nuk mora peng zyrën. Me kokëfortësi nuk çahet në këtë vend. Puna e prokurorit nuk lidhen vetëm me hetimin, por një sërë procedurash. Ajo mënyrë që zgjodha dje nuk është mënyra që unë dua të mbaj zyrën e shtetit, por reagimi i një profesionisti i një prokurori, që nuk lejoj njeri të më nëpërkëmbë mua apo kolegët e mi. Unë bëra detyrën që më cakton ligji dhe që e ndjej së është e dobishme për t’u bërë”, tha Gina atëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat