Arta Marku ‘dush të ftohtë’ prokurorëve të Krimeve të Rënda: Jeni të pavarur, por mos kaloni në anarki

Shqipëria

Arta Marku ‘dush të ftohtë’ prokurorëve të Krimeve të Rënda: Jeni të pavarur, por mos kaloni në anarki

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:48
Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka marrë sot pjesë në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka folur për pavarësi të prokurorëve, por ka bërë thirrje të mos kalohet në anarki.

Sipas saj “Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë”.

“Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë. Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, u shpreh Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat