U martuan pa e parë kurrë njëri-tjetrin, por sot janë çifti më jetëgjatë në Shqipëri

Shqipëria

U martuan pa e parë kurrë njëri-tjetrin, por sot janë çifti më jetëgjatë në Shqipëri

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:28
Sulltane dhe Shaban Gugashi

14 shkurti i gjen bashkë edhe pas 72 viteve martesë. Të lumtur si ditën e parë të martësës në vitin 1946, çifti Sulltane dhe Shaban Gugashi nga qyteti i Durrësit edhe këtë vit presin ditën e të dashuruarve së bashku.

Ata mund të cilësohen si rekord në Shqipëri, ndërsa edhe në botë çiftet me këtë jetëgjatësi martese janë të rrallë. Ata kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë, ndërsa vite më vonë familja e tyre është shtuar me 8 nipër e 11 stërnipër.

Për Report TV Sulltane Gugashi që mban mbi supe 89 vite jetë dhe Shaban Gugashi, sot 99 vjeç, rrëfejnë çastet e bukura që nga lidhja e tyre e deri më sot, kur dashurisë së tyre u janë shtuar edhe brezat.

"Në '46 edhe u martu me mua, atehërë më pat vdekur edhe baba, vetëm në të dy ishim në shtëpi, u bëmë edhe me katër fëmijë të tjerë, edhe jetuam. Unë mekanik kam qënë, kam punu në fabrikë të makaronave 20 e sa vjet atje".

Keni 4 fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe keni stërnipër e stërmbesa që bëhen në total 23 persona , si ndihesh sot me një ushtri të tërë njërëzish?

Kënaqësi e madhe, a ka kënaqësi më të madhe se ajo. Martesa ime, çdo gjë të bukur të mirë, të lezeçme, me kënaqësi të madhe.

Nuk e njihje farë xha Shabanin?

Jo jo, kur shkova nuse atëherë.

Ju jeni martu pa e pa njëri tjetrin?

Pa e pa hic, ajo e bukur, unë i bukur, të dy u takuam

Jeni martu me një fjalë goje?

Po.

Sa vjeçe ishit?

Isha të themi 17.

Dashuria mes jush është zhvilluar se ju nuk keni pas dashuri sepse nuk jeni njohur, dashuria është zhvilluar gjatë jetës. Çfare kujton dicka të bukur nga xha Shabani?

Gjithë të mirat e jetës teme, kam kalu një jetë të bukur, të bukur  edhe i kaloj përherë. Kemi jetë të bukur njëri me tjetrin.

Një mesazh për të rinjtë sot?

Për të rinjtë sot, mesazhi është të bashkohen, por të bashkohen tamam si duhen, më një takim, me një fjalë të mirë, edhe të jetojnë gjatë mirë, të shkojnë mirë, një fjalë s'e kam prish deri më sot.

Cili eshte sekreti i një bashkëjetese kaq të gjatë?

Sekreti është po të shkosh mirë me familjen, më bashkëjetësën, gruan me fëmijë,  me jetë, ky është sekreti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat