Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Meta takon Bamir Topin

Shqipëria

Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Meta takon Bamir Topin

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:38
Ilir Meta

Ashtu siç u paralajmërua nga Presidenca, Ilir Meta do të tekë një sërë takimesh konsultuese me paraardhësit e tij në lidhje me kërkesën e sjellë mbrëmjen e djeshme nga Ministria e Jashtme për marrjen e plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë.

Përpara dhënies së “bekimit”, Presidenti Ilir Meta ka nisur një tur konsultat me ish Presidentët për të diskutuar mbi çështjet e nxehta që janë lënë hapur mes Greqisë e Shqipërisë, e kërkohen të mbyllen nga ana e qeverisë së Ramës në muajin e ardhshmë përmes firmosjes së një “kontrate” me qeverinë Tsipras.

Deri më tani Ilir Meta ka takuar në orët e paraditesh ish Presidenti Bujar Nishani, ndërsa në orët e pasdites, kreu i Shtetit ka pritur në takim konsultues Bamir Topin.

Kërkesa e Ministrit Bushati për dhënien e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit është një procedurë ligjore e cila i jep të drejtë qeverisë që të diskutojë dhe negociojë në emër të shtetit shqiptar me shtetet e tjera.
Tashmë të njohura, çështjet më të nxehta mes Shqipërisë e Greqisë mbeten heqja e ligjit të luftës, çështja e paktit detar dhe rinegociimi i tij në terma të tjerë më të favorshëm si dhe një sërë problematikash të tjera.

Në muajin e ardhshëm pritet që Ranma e Tsipras të takohen për të përmbyllur më në fund të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat