7 persona bllokohen në Dajt për shkak të dëborës, janë në pritje të ndihmës

Shqipëria

7 persona bllokohen në Dajt për shkak të dëborës, janë në pritje të ndihmës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:47
Mësohet se personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi drejt Malit të Dajtit.

7 persona raportohet të jenë bllokuar mëngjesin e sotëm në Malin e Dajtit, si pasojë e reshjeve intensive të dëborës të rëna gjatë orëve të mbrëmjes.

Mësohet se personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi drejt Malit të Dajtit.

Dy taksitë ishin ngjitur që mbrëmë në malin e Dajtit për të marrë pasagjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Tiranës, por janë bllokuar në rrugë.

Në secilën prej makinave kishte nga shtatë, pasagjerë, por pesë prej tyre u transportuan me një kamion.

Ndërkaq, 7 persona të tjerë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, në pritje të ndihmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat