Arta Marku me tone të forta në Prokurorinë e Tiranës, ja çfarë kërkon

Shqipëria

Arta Marku me tone të forta në Prokurorinë e Tiranës, ja çfarë kërkon

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:31
Arta Marku

“Në dimensionin cilësor rezultojne dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuar në prioritetet që ka patur dhe ka prokuroria në luftën kundër krimit”. Me tone te ashpra ka folur kryeprokurorja Arta Marku gjate analizes se sotme te punes ne prokurorine e Tiranes.

Ajo u ka dhene mesazhe te qarta e te prera prokuroreve duke theksuar se “Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i ceshtjeve me karakter sensitiv dhe impakt ne publik, si korrupsioni ne te gjitha fushat dhe nivelet e cfardo lloji, abuzimi me pushtetin nga nepunesit publik, lufta kunder droges dhe grupeve kriminale qe organizojne dhe financojne kultivimin, shperndarjen e drogave ne qytetin e Tiranes”.

Sipas saj, ata duhet te punojne per “Identifikim dhe hetim te personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese qe nuk reflektojne te ardhurat e tyre te ligjshme, me qellim krijimin e kushteve per te regjistruar ceshtje penale per “Pastrim te produkteve kriminale” dhe ndeshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfikim te asteve te vena me burime kriminale.

Marku ka kerkuar rritje te bashkepunimit me sherbimet e policise gjyqesore per te analizuar ceshtjet e vjetra te pezulluara, kjo me qellim rifillimin e tyre dhe ndeshkimin e autoreve, si nje fillim i mire per te rritur besimin e publikut tek agjencite e zbatimit te ligjit dhe organet e drejtesise.Sipas saj, kerkohet “Nxitje e prokuroreve per te filluar hetime kryesisht, duke shfrytezuar cdo informacion qe mund te merret, nepermjet mediave apo burimeve te ndryshme informative. Pavaresia e prokurorit ashtu siç dhe jam shprehur edhe në takime të tjera me prokurorët është një prerogativë kushtetuse dhe ligjore që duhet te ushtruar me përgjegjësinë me të madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë. Është një prerogativ që ju shumfishon obligimin për t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive Tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës”- tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat