“Plënci, grosha, rakia”, Shehi shpërthen ndaj Ramës: Je këlysh komunisti

Shqipëria

“Plënci, grosha, rakia”, Shehi shpërthen ndaj Ramës: Je këlysh komunisti

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:17
Edi Rama dhe Dashamir Shehi

Vazhdojnë replikat me kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së Dashamir Shehi.

Debati mes tyre lindi disa javë më parë, kur Shehi shprehur shqetësimin lidhur me investimet turke të shtuara kohët ë fundit në Shqipëri.

Por, pas këtij reagim, një javë më parë, kryeministri Edi Rama e sulmoi ashpër Shehin, duke e cilësuar atë si një pijanec, që ha plënca dhe grosh.

Ndërsa, ditën e sotme deputetit i PD-së thotë se Rama është një kryeministër autoritar dhe karagjoz, ndërsa ka shtuar se është turku i vetëm që ka mbetur në këmbë.

“Nuk kam qenë këtu kryeministri jonë i nderuar është shprehur këtu për një sërë gjërash kundër meje. Me një inat dhe një paudhësi të pa dëgjuar më parë dhe dua t’ia shpjegoj se nga i vjen kjo. Unë kam kundërshtuar aeroportin në Vlorë se është puro korruptive, por sepse është një prezencë turke e ekzagjeruar. Prezenca në sektorët strategjik është shumë e ekzagjeruar dhe nuk tërhiqem këtu, i kemi tek bankat, i kemi tek arsimi, i kemi tek telekomunacioni, të gjitha këto ja kemi lënë nga një copë miqve tanë turq. Këtu dy kompani perëndimore që ishin i përzumë.

Kthimi mbrapa tek perandoria otomane është një gjë shumë e gabuar. Turqia sot është një shtet me autoritar por kjo është punë për to.

Kryeministri e blen dhe e shet Shqipërinë si intereson atij dhe ka kurajo të tallet me çdo lloj kolegu se mendon ndryshe. Ka frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, pasi vetëm ky me atlete të bardha ka të drejtë për të shkuar në Evropë, ne të tjerët jemi turkoshak. Ne hajmë plonca, hajmë grosh, ndërsa ky ha havjar ky aristokrati.

Kryeministër autoritar dhe karagjoz, është turku i vetëm që ka mbetur në këtë komb. Këta janë thjeshtë këlushët e komunizmit, nuk e duan Shqipërinë, të gjithë ata që janë kundër janë turkoshak. Nëse është për batuta unë ate e lje mbrapa, është nxënësi im për këtë punë, të më arr dhe në telefon për të më pyet.”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat