Balla përballë Berishës, nis gjyqi te krimet e Rënda

Shqipëria

Balla përballë Berishës, nis gjyqi te krimet e Rënda

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:05
Shkëlzen Berisha

Ka nisur seanca gjyqësore mes deputetit Taulant Balla dhe djalit të ish kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berishës.

Të dy kanë mbërritur rreth orës 15: 00 në gjykatën e krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seancën në lidhje me dosjen “CEZ”.

Kreu i grupit parlamentar socialist është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen 'CEZ'.

Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda.  Ndërkaq, djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr pak ditë më parë nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat